Pa nisur mirë Seria A, pronarët e Napolit dhe të Romës kanë nisur të hedhin shigjeta helmuese kundër njeri-tjertrit. “Goditjen” e parë e dha presidenti kontravers i Napolit, Aurelio de Laurentis, që hodhi “bombën” se pronari i Liverpulit ka në pronësi edhe Romën, kështu që këto dy klube nuk duhet të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve. “Unë gjithnjë kam dyshuar se pronari i Liverpulit zotëron edhe Romën. Një zog i vogël m’u ul në sup para disa vitesh dhe ma përshpëriti në vesh këtë. Nëse kjo është e vërtë, Liverpuli dhe Roma nuk duhet të luajnë bashkë në Ligën e Kampioneve”, tha De Laurentisi.
Por, nuk vonoi përgjigja e pronarit të Romës, Xhejms Palota, që shkroi në twittër: “Çfarë dreqin thith Aurelio De Laurentisi në Napoli? Nëse ai zogu i vogël do t’i ulet përsëri në sup, me siguri që kësaj here do t’i thotë në vesh se ne jemi pronarë edhe të Barcelonës dhe të Bajernit”, vuri në dukje me ironi biznesmeni amerikan, Palota.
Sfidanti.