Guardiola trondit: Nuk i kemi tifozët … për të fituar Championsin

Ka shkaktuar shpesh polemika, por kjo ndodh me të gjithë trajnerët e mëdhenj. Pep Guardiola nuk mbeti prapa traditës më të mirë të Sër Aleks Fergusonit, apo edhe Zhoze Murinjos, duke dhënë një shkak të fortë për të cilin, Mançester Siti vështirë ta fitojë Championsin, ndonjëherë.

“Ne kemi nevojë për një shtysë tepër të madhe nga tifozët që ta fitojmë Championsin, – tha trajneri katalanas në prag të ndeshjes së radhës, – në një konkurrim të tillë, çdo ekip ka nevojë për diçka specialë, një mbështetje të jashtëzakonshme, por ne nuk po e ndjejmë këtë”. Padyshim, Guardiola bën me hidhërim krahasimin me Liverpulin, tifozët e të cilit kanë qenë të jashtëzakonshëm në krah të skuadrës.

Për më keq, stadiumi “Etihad” nuk është i mbushur në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pra tifozët kanë një lloj ftohtësie ndaj kompeticionit, besohet për shkak të antipatisë për UEFA-n, pasi sa herë ekzekutohet himni i Championsit, stadiumi mbushet nga vërshëllimat.

Sfidanti.al