Alkaser-Sanço, me efikasë se dyshja e madhe Nejmar-Mbape

Njëri është marrë në huazim, dhe mund të sigurohet për 25-30 milionë euro. Tjetri është fare i ri, vetëm 18 vjeç, dhe nuk kushtoi më shumë se 10 milionë. Gjithsesi, Pako Alkaser dhe Xhejdon Santo po tregojnë se drejtuesit e Dortmundit nuk kanë nevojë të shpenzojnë pasuri të tëra për të marrë talent në skuadër, por mund ta gjejnë duke kërkuar nga të katër anët, dhe mund ta rrisin në “Signal Iduna Park”.

Ata kanë mesatare për gol dhe asist për ndeshje më të lartë sesa dyshja “e rëndë” e Paris SG, Nejmar-Mbape. Braziliani dhe francezi kanë së bashku 23 gola në Ligën 1 të Francës, ndërsa Alkaser-Sanço kanë 15, veçse ata kanë luajtur shumë më pak, vetëm 430 minuta në Bundesligë, ndaj 1 203 të dyshes pariziene. Mesatarja i bie, një gol ose një asist për Alkaserin e Sançon, çdo 28.6 minuta, dhe një gol apo asist për Nejmar-Mbapenë në çdo 52.3 minuta. Të mendosh se dyshja e gjermanëve mund të kushtojë deri në 40 milionë euro, ndërsa dyshja e PSG-së, plot 400 milionë euro.

Sfidanti.al