NBA, Lakers nuk e ndjen efektin Xhejms, tjetër humbje

Ardhja e LeBron Xhejms duker se nuk po ndihet te Los Angeles Lakers. Skuadra kaliforniane e shtyu sërish takimin me suksesin e parë sezonal në NBA, pasi humbi edhe ndaj San Antonio Spurs 142-143, një humbje që erdhi pas kohës shtesë. skuadra teksane fitoi periodën e parë 40-26 duke lënë të kuptohet se do ta kishte të lehtë takimin, por Los Angeles Lakers u kundërpërgjiogj dhe në fund të 48 minutëshit rezultati mes skuadrave ishte 128-128 kështu që skuadra fituese u caktua në 5 minutat e shtesës. në këtë pikë më të mirën e mori San Antonio falë Mills, por skuadra e Popovic duhet të falenderojë edhe vetë Xhejms që gaboi në gjuajtjen vendimtare të sfidës që do t’i jepte Lakers suksesin.

Nuk shkuan mirë gjërat as për Bostonin që humbi ndaj Orlando Magic 93-90. Për Celtics peshoi shumë humbja 28-19 në periodën e parë të sfidës. Edhe pse bëri tentativën për të ndryshuar dicka në këtë ndeshje, Bostoni nuk ia doli dot dhe fitorja i shkoi skuadrës nga Florida për të cilën më të mirët në parket ishin Vucevic me 24 pikë e 12 topa në tabelë e Jonathan Isaac me 18 pikë e 12 topa në tabelë, ndërsa për Bostonin u dallua Kyrie Irving me 25 pikë

Toronto nuk ka frena në këtë fillim sezoni. skuadra kanadeze regjistroi fitoren e katërt radhazi pasi mposhti edhe Charlotte Hornets 127-106. Raptors e dominoi totalisht këtë ndeshje ku sërish protagonist u bë Leonard me 22 pikë ndërkohë që  Kyle Loëry e mbylli ndeshjen  me 16 pikë e 14 assist.

Golden State e harroi humbjen e pësuar para dy ditëve ndaj Denverit dhe këtë e bëri në përballjen me Phoenix Suns të cilën e mundi 123-103. Ëarriors nuk i dha asnjë mundësi skiuadrës nga Arizona dhe e kontrolloi pa shumë probleme sfidën me të. Binomi Curry-Durant u bënë sërish protagonistë në parket teksa e mbyllën ndeshjen me 29 dhe 22 pikë të shënuar respektivisht.

sfidanti.al