Sfida mes Los Angeles Lakers dhe Houston Rockets e zhvilluar ditë përpara në një moment u shndërrua në një duel boksi mes basketbollistëve. protagonistë absolutë në këtë ngjarje të shëmtuar për një kampionat si ai i NBA, u bënë Brandon ingram e Rajon Rondo të Los angeles Lakers dhe Chris Paul i Houstonit për të cilët drejtuesit e ligës së kampionatit amerikan të Basketbollit morën masa ndëshkuese.
Dënimin më të rëndë e mori Ingram që u pezullua me 4 ndeshje sepse rriti tensionin në parket, lëshoi goditje në drejtim të Paul, iu afrua tërë kërcënim arbitrit dhe në fund shtyu James Harden. Basketbollisti tjetër i Los Angeles Lakers, Rajon Rondo u dënua me 3 ndeshje pezullim për pështyrje e goditje në drejtim të Chris Paul. Ndërsa për këtë të fundit u dha një dënim me 2 sfida pezullim pasi vuri dorën në fytyrën e Rondos duke futur edhe gishtin në syrin e tij.
Dënimit disiplinor i bashkohet ai financiar. Ingram që u dënua me 4 ndeshje, do të paguajë 158 mijë Dollarë, Rondo do të paguajë 186 mijë Dollarë. Chris Paul është ai, të cilit i kushton më shtrenjtë. Basketbollisti i Houstonit edhe pse u dënua me 2 ndeshje pezullim do të paguajë për sherrin plot 491 mijë Dollarë.
sfidanti.al