Usain Bolt po përballet me disa vështirësi në këtë moment te Central Coast Mariners. rekordmeni botëror në 100 dhe 200 m që tashmë është tërhequr nga garat e atletikës, po stërvitet me skuadrën e A League për të realizuar ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist edhe pse ende nuk ka nënshkruar një kontratë me këtë skuadër me të cilën ka shënuar edhe 2 golat e tij të parë.
Tashmë agjenti i tij Ricky Sims ka nisur bisedimet me drejtuesit e Mariners në lidhje me kontratën e tij por duket se ka pengesa. Bolt duket se ka kërkuar një pagesë të majme nga Mariners me këtë të fundit që nuk janë në gjendje që t’ia plotësojnë këtë kërkese.
Tashmë që kampionati i A League sapo ka filluar dhe te Mariners nuk duan që skuadra të humbasë shpërqendrimin për shkak të kësaj historie kështu që i jep një lloj ultimatumi xhamajkanit nëpërmjet një komunikate për shtyp.
‘Për të evituar cdo shpërqendrim të skuadrës për ndeshjen ndaj Melbourne City, Usain bolt nuk do të marrë pjesë në stërvitje gjatë kësaj jave-theksohet në komunikatën e Mariners-ai do të ribashkohet me grupin vetëm pasi të ketë nënshkruar një kontratë me klubin’.
sfidanti.al