UEFA gëzon tifozët e Leipzigut dhe të Salzburgut duke i hapur rrugën e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve për sezonin 2017/2018. Javët e kaluara u fol shumë për mundësinë që një nga këto dy klube të përjashtoheshin nga evenimenti më i rëndësishëm evropian për shkak se ato kontrollohen nga e njëjta kompani; Red Bull që do të thotë thyerje e Nenit të 5 të rregullores për Integritetin e kompeticionit. Por Salzburgu dhe Leipzigu bënë disa modifikime në dokumentacionin e tyre duke eliminuar cfarëdolloj lidhjeje si në aspektin individual ashtu dhe në atë ligjor mes tyre. Pasi shqyrtoi këtë dokumentacion, UEFA arriti në përfundimin se nuk ka thyerje të Nenit 5 duke konfirmuar praninë e skuadrës gjermane dhe asaj austriake në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve
sfidanti.al