Roma do të sjellë Rick Karsdorp, së bashku me të fejuarën provokuese

Roma është shumë pranë mbylljes së tratativave me Feyenoodin për blerjen e Rick Karsdorp. Verdhekuqtë po bëhen gati për të bërë edhe lëvizjen e fundit për të siguruar mbrojtësin 22 vjeçar dhe është në pritje të ardhjes së agjentit të tij për të firmosur kontratën. Por Karsdorp nuk do të vijë i vetëm në qytetin antik të Romës që tërheq me miliona turistë. Përkrah 22 vjeçarit do të jetë  e fejuara historike e tij, Astrid Bell Lentini që jo pak herë ka provokuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Astrid në fakt është shumë aktive dhe 23 mijë ndjekësit e saj do ta shoqërojnë edhe në aventurën romane të të fejuarit të saj.

sfidanti.al