Wesley Sneijder e pret aventura amerikane; kerkohet nga Monreal Impact

E ardhmja e Wesley Sneijder mund të jetë në SHBA. Sipas medias turke, mesfushori holanez mund të transferohet te skuadra e Major League Soccer, Montreal Impact, për t’u bërë ylli i radhës së futbollit evropian që pasuron kampionatin amerikan. Sneijder aktualisht ndodhet te Galatasaray me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2018, kështu që klubit kanadez do t’i duhet të nisë shpejt bisedimet me atë turk për të blerë kartonin e Sneijder që më parë ka luajtur edhe me Ajaxin, Realin e Madridit dhe Interin. Nëse realizohet kalimi te Montreali, Sneijder do të takohet sërish me Blerim Xhemailin përkrah të cilit ka luajtur edhe në sezonin 2014/2015 pikërisht te Galatasaray.

sfidanti.al