Trajneri i Celsit, Antonio Konte, vuri në dukje se ekipit të tij do t’i duhet të zhvillojë një “ndeshje perfekt”, nëse do që ta eilimojë Barcelonën. Të dy ekipet do të në ndeshen, më 20 shkurt (të martën), në fazën 1/8 të finaleve të Champions-it, ndërkohë që skuadra e Kontes do të jetë mikpritëse në “Stemford Brixh”. “Ne e dimë se do të kemi përballë një nga ekipet më të mirë në botë që është edhe favorit për ta fituar këtë konkurrim. Por, megjithatë, ne jemi të eksituar, sepse do të kemi mundësinë që zhvillojmë një ndeshje të madhe që do të tregojnë nvilen e lartë që ne zotërojmë”, tha trajneri italian i “bluve” të Londrës, duke shtuar:
“Që të arrijmë ta fitojmë ndeshjen, ne duhet të luajmë perfekt dhe, në çdo moment, duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Ata janë të jashtëzakonshëm, kur kanë topin në zotërim, por kanë dobësi, kur nuk e zotërojnë atë”, komkludoi Konte.
Të dy ekipet e lartpërmendur janë ndeshur, për herë të fundit, në Champions, më 2012, kur, në gjysmëfinale, Celsi e eliminoi Barcelonën me rezultatin e përgjithshëm 3-2 dhe, më vonë, edhe e fitoi Ligën e Kampioneve.
Sfidanti.al