Mesi i ka rekomanduar Dembeles “ më të mirën “..që të largohet?!

Osman Dembele, gjatë verës, kaloi, pasi për të u paguan “para të mëdha”, te Barcelona, ku ai pritej që të zëvendësonte Nejmarin, por futbollisti i ri francez, deri tani, nuk i ka justifikuar paratë që u investuan për transferimin e tij, madje, ndodhet shumë mbrapa në këtë rrugë. Dembele ende nuk është bërë pjesë standarde e formacioniut të parë të Barçës, megjithëse te ky fakt ka ndikuar edhe dëmtimi që ai pësoi, shtatorin e kaluar, dhe që e la atë tre muaj larg fushave të futbollit. Gazeta spanjolle “Don Balon” që, në fakt, publikon edhe lajme jo fort të besuara, pra, në nivelin e spekulimeve, shkruante, këto ditë, se Lionel Mesi sillet si “bos” më dhomën e zhveshjes të Barcelonës dhe, si shembull, vë në dukje se ai i ka rekomanduar Dembeles që të largohet nga ekipi, pasi nuk mund të përshtatet me lojën e Barçës.

Sipas gazetës së mësipërme, interesim për Dembelen ka treguar Arsenali, trajneri i të cilit, Arsen Venger, ka ofruar 60 milionë euro “modeste” për Osmanin. Sigurisht nuk besohet se Barcelona do të pranojë kaq para për këtë sulmues anësor, për të cilin i pagoi Borusias së Dortmundit 140 milionë euro.

Sfidanti.al