Ka disa kohë që emri i lojtarit më të mirë të Celsit, Eden Hazar, po lidhet me Realin e Madridit, por edhe me PSZH-në. “Cdo vit, për mua, thonë se do të shpëngulem për në Madrid ose Paris, por, kur të vendos që të ndërroj klub, atëherë, unë do ta marr vetë vendimin. Siqoqoftë, për momentin, unë jam i kënaqur këtu (Celsi)”, deklaroi Azari, duke shtuar:
“Unë kam ende edhe dy vite kontratë me Celsin dhe e ndjej veten mirë këtu, tifozët më duan dhe familja është e kënaqur, kështu që mirë jam, kurse për të ardhmen do të shohim më vonë. Hazari me blutë e Londrës ka luajtur 284 ndeshje, ndërsa ka shënuar 87 gola dhe ka dhënë 71 asistenca golash.
Sfidanti.al