Dortmundi në shpresë të Halandit për fitimin 10.5 milionë euro

Është fituar ndeshja e parë e Championsit në Sevilje, por nuk është siguruar asgjë. Ndaj një ekipi të tillë spanjoll nuk ka garanci dhe drejtuesit e Dortmundit e dinë, sidomos pas një sfide tepër të vëshirë në Bundesligë ndaj Bajernit. Gjithsesi, shpresa mbetet dhe ajo quhet Erling Haland. Sulmuesi norvegjez shënoi dy gola në Spanjë në fitoren 3-2 si dhe dy gola në Mynih në humbjen 2-4. Nëse Borusia kualifikohet për në çerekfinale, fitimi i dhënë nga UEFA do të jetë 10.5 milionë euro, aspak gjë e vogël edhe për një klub të tillë sidomos tani në kohën e krizës së koronavirusit. Mungon Xhejdën Sanço, por kthehet në ekip Gerrero. Halandi, ndërkaq, është shënuesi më i mirë i edicionit në Champions me 8 gola.

Sfidanti.al