UEFA pezulloi deri në fundin e sezonit, arbitrin rumin Sebastian Coltescu për sjellje jo të mirë pas akuzave për fraza raciste të përdorura gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Paris Saint Germainit dhe Basaksehirit. Ndeshja e 8 dhjetorit u ndërpre nga vetë futbollistët pas vetëm 14 minutave për disa fjalë që arbitri rumun Coltescu përdori sic ishte termi ‘negru’ për të identifikuar zv/trajnerin e Basaksehir, Pierre Webo për arbitrin Hategan.
UEFA bëri edhe një paralajmërim për Octavian Sovre, asistent i arbitrit në të njëjtën ndeshje. Komisioni i Disiplinës së UEFA thekson se nga ana e Coltescu nuk ka sjellje raciste por shton se zyrtarët e ndeshjeve duhet të përgatiten në mënyrë të përshtatshme dhe të marrin vendimet më të mira përsa i përket zgjedhjes së fjalëve që do të përdorin. Në këtë kontekst, thekson më tej UEFA, përdorimi i gjuhës është thelbësore për të evituar shfaqjen e situatave si ajo cfarë ndodhi në PSG-Basaksehir.
Për më tepër Coltescu do të duhet të frekuentojë edhe një program edukativ brenda 30 qershorit e bashkë me të edhe anësori Sovre. Po kështu edhe Webo u ndëshkua me 1 ndeshje pezullim për kartonin e kuq të marrë përpara se Coltescu të shqiptonte fjalën ‘negru’.
Sfidanti.al