Pagesa prej 85 milionë eurosh që bën Mançester Junajtidi për yllin anglez të Dortmundit, e ngjit këtë të fundit deri në vendin e dytë të transferimeve të të gjitha kohëve në Bundesligë. Flitet vetëm për largime, pasi klubet gjermanë nuk e kanë zakon të shpenzojnë shumë për të marrë, edhe pse Bajerni e ka shkelur ndonjëherë, siç bëri me 80 milionë eurot për Lykas Hernandezin. Në vend të parë të largimeve nga Bundesliga mbetet Usman Dembele për të cilin Barcelona pagoi 105 milionë euro. i dyti vjen Sanço, ndërsa i treti Kai Haverc që u mor nga Çelsi për 80 milionë euro. Në vend të katërt, Kevin De Brujn që Mançester Siti e siguroi për 75 milionë që ia dha Volfsburgut. Më tej Nabi Keita (Liverpul, 68 milionë), Pulishiç (Çelsi, 64), Obamejang (Arsenal, 63.75), Joviç (Real, 60), Sane (Siti, 50), Verner (Çelsi, 50), Haler (Uest Hem, 50), Zhoelington (Njukasëll, 45), Xhaka (Arsenal, 43). Vlen të theksohet se të gjitha transferimet më të larta janë bërë nga klubet angleze, me përjashtim të Dembelesë tek Barcelona dhe Joviçit tek Reali.
Sfidanti.al