Verën e kaluar, drejtori sportiv i parizienëve, Leonardo, dhe presidenti Al Helaifi, vendosën të sakrifikonin një legjendë si 36-vjeçarin Tiago Silva për të rinovuar ekipin. Ka kaluar vetëm një vit, dhe tani jepet si sukses mundësia për të marrë 35-vjeçarin Sergio Ramos! Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga disa futbollistë të Paris SG, dhe raportet mediatike flasin për përçarje në ekip. Mbrojtësit si Kimpembe dhe vetë kapiteni Markinjos nuk janë të kënaqur, i pari sepse mund të luajë më pak, dhe i dyti sepse mendon se klubi nuk ka strategji të qartë, duke krahasuar Tiago Silvën me Ramosin. Ndërkaq, ish-shokë të Ramosit tek Realit si Kejlor Navas apo Angel Di Maria shprehen të lumtur që do të takohen me ish-kapitenin. Gjithsesi, ende nuk ka akord mes PSG-së dhe spanjollit.
Sfidanti.al