Tiago Alkantara dhe Bajerni, një relacion i vështirë dhe i mbyllur!

“Mua më ka thënë që nuk do të largohet”. Këto ishin fjalët e trajnerit të Bajernit, Hansi Flik, për Tiago Alkantarën, por ai thjesht po bënte shaka me një gazetar. Ylli spanjoll duket se e ka ndarë mendjen tëikë nga Mynihu, ndërsa ka mbushur 29 vjeç. Bavarezët kërkojnë jo më shumë se 30 milionë euro për mesfushorin virtuoz, çmim i ulët për kartonin, por normal për standardet gjermane, ndërsa shumëkush habitet sesi ka mundësi Rumenige dhe Fliku lejojnë që të largohet një lojtar i tillë, titullar dhe vendimtar në ndeshjet e Championsit. E vërteta është se raporti i Tiagos me Bajernin ka qenë i vështirë, që kur ai u mor nga Pep Guardiola. Ndryshimet e shpeshta të trajnerëve e dëmtuan, ndërsa e ardhmja tani është e Xhoshua Kimihut. “Tiago ka luajtur në Spanjë dhe në Gjermani, ndërsa tani dëshiron të provojë diçka të re”, – u shpreh Rumenige. Liverpuli jepet favorit, ndonëse edhe Arsenali është hedhur në sulm. Ka ardhur pra momenti që Tiago dhe Bajeri t’i thonë njëri-tjetrit “lamtumirë”.

Sfidanti.al