MotoGP, Marquez dorëzon stafetën: Botërori? Do ta meritonte Dovizioso

‘Pas garës së Jerez do të vija bast për Fabio Quartararo, por tani kam disa dyshime. Në Brno, në fakt e pashë në vështirësi. Përqendrimi është thelbësor edhe kur vihen re momente më të vështira dhe tani nuk e shoh më arë në kushte perfekte. Si alternativë, ndjej që  duhet të përmend emrin e Andrea Dovizioso’-Kjo është ajo që tha Marc Marquez në një intervistë për faqen e internetit të MotoGP me spanjollin që është në rolin e spektatorit në këtë sezon pas operacioneve të kryera në krahun e djathtë dhe që tani përpiqet që të caktojë pasuesin e tij si kampion bote të MotoGP

‘Jam i bindur-shtoi piloti i Hondës-se nëse Dovizioso do t’ia dalë të fitojë Botërorin shumë persona do të jenë të lumtur. Ai e meriton, 3 herë ka dalë i dyti dhe tani do të ishte e drejtë që sakrificat e tij të marrin shpërblimin’.

Sipas Marquez, Quartararo është në gjendje që të jetë një pilot i shpejtë, gjë që ai e tregoi edhe vitin e kaluar dhe një prej talenteve të MotoGP. Spanjolli nuk harroi të përmendë këtu as bashkëkombasin e tij Maverick Viñales, por këtë të fundit e këshilloi që të mos bëjë gabime të tjera.

Sfidanti.al