Rumenige shpon Karlon : “Hainkesi e ka ringjallur Bajernin e Mynihut”

Bajerni i Mynihut e “rrumbullakosi”, në mënyrën më të bukur, vitin 2017, duke siguruar një epërsi bindëse në Bundesligë, pasi ky klub bavarez ndodhet 11 pikë para Shalkes 04 të vendit të dytë. Dhe ndryshimin për të mirë e solli, pikërisht, trajneri Jup Hainkes që zëvendësoi, në fillim të sezonit, italianin Karlo Ançeloti, nën drejtimin e të cilit Bajerni e filloi keq sezonin e ri. Në adresimin e tij, me rastin e e Krishtlindjeve, një nga dy drejtuesit kryesorë të klubit bavarez, Karl-Hainc Rumenige, vuri në dukje:

“Ne duhet të jemi më shumë se të kënaqur nga rezutatet që kemi arritur, më 2017. Ky ekip po dominon në Gjermani, si ai viteve 1970, kur luanin Bekebaueri, Majeri, Myleri, etj. Po ashtu, ne jemi në majë të futbollit evropian. Ne patëm një start të keq në fillim të këtij sezoni, por duhet të falënderojmë Jup Hainkesin që e pranoi sfidën që të kthehej në klubin tonë dhe të arrijë 15 fitore në 16 ndeshje. Përshëndetje të gjithë atyre që mbajnë logon e Bajernit të Mynihut, të gjithë atyre që kanë kontribuar për zhvillimin dhe sukseset që ne kemi arritur”, vuri në dukje Rumenige. Bundesliga do të rifillojë, më 12 janar, ndërsa Bajerni, do të niset, më 2 janar, për një miniturne në Katar.

 

Sfidanti.al