Futbollisti uruguaian Abreu – rekordmen bote!

Sulmuesi legjendar uruguaian dhe ish-pjesëtari standard i përfaqësueses së Uruguait Sebastian Abreu, i njohur ndryshe si “Loko” (I çmenduri), hyri, këto ditë, në historinë e futbollit botëror, pasi, në moshën 41 vjeçare, gjeti një klub të ri, duke nënshkruar kontratë me klubin kilian,Audaks Italiano. Për “Lokon”, ky ështe klubi i 26-të, me të cilin ai do të luajë në karrierën e tij profesioniste, duke vendosur, kështu, një rekord botëror që, deri tani, e ka mbajtur portieri gjerman, Luk Pfaneshtil. Futbollisti i lartpërmendur uruguaian e ka filluar karrierën e tij te Defensori i Montevideos, ndërsa, më pas, ai ka luajtur me San Lorencon, La Korunjën, Nacionalin, Monteresin, Real Sosiedadin, Botafogon…. Viitn e kaluar ai kaloi edhe kufirin e 400 golave të shënuar.

Me përfaqësuesen e Uruguait, “Loko” ka luajtur në 70 ndeshje, duke shënuar 26 gola, ndërsa ka marrë pjesë në dy kampionate botërore, në Japoni e Korenë e Jugut (2002) dhe në Afrikën e Jugut (2010).

Sfidanti.al