Rumenige i përgjigjet Levandovskit: Paguhesh që të luash dhe jo të flasësh!

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, kritikoi, këto ditë, politikën e transferimeve të klubirt bavarez, duke theksuar se, nëse ky i fundit, do që të konkurrojë për trofe të rëndësishëm, ai duhet të mos tregohet dorështrënguar, por duhet të shpenzojë më shumë para për përforcimet e reja. Por, futbollisti polak mori menjëherë përgjigje nga drejtori ekzekutiv i Bajernit, ish-futbollisti i shquar gjerman Karl-Hainc Rumenige që tha se nuk i takon Levandovskit që të flasë për këto punë.

“Detyra e Levandovskit ndodhet atje, në terren, sepse ai është punësuar te neve që të fitojë para të mëdha. Më vjen keq që detyrohem të flas kështu, por çdokushi që kritikon publikisht klubin, duhet t’i ketë parasysh pasojat”, deklaroi Rumenige, duke vazhduar më tej se, “siç duket, Roberti është nën ndikimin e trajnerit të tij që synon që ta çojë atë te PSZH-ja. Është e vërtetë se politika e transferimeve të PSZH-se të irriton, por të shohim njëherë se çfarë do të mund të fitojë ky klub”, tha drejtori i Bajernit.

Sfidanti.al