Klauzola ‘e çmendur’ e Realit për Benzema; 1 mld Euro si Cristiano Ronaldo

Reali i Madridit di si t’i blindojë futbollistët e preferuar të tij; duke përfshirë në kontratat e tyre klauzola të cmendura. Është ky rasti i Karim Benzema të cilin presidenti i Los Blancos ka vendosur ta trajtojë njësoj si Cristiano Ronaldon. Sipas revistës ‘France Football’, klubi merenges po përgatitet të rinovojë kontratën me sulmuesin francez deri në vitin 2021 duke përfshirë në të edhe klauzolën e zgjidhjes së saj prej 1 miliard Eurosh, po aq sa edhe ajo që ka vetë Ronaldo. Një tjetër futbollist që Reali i Madridit ka ditur ta mbërthejë mirë është edhe Isco i cili në kontratën e tij me kampionët e Spanjës dhe Evropës ka një klauzolë prej 700 milionë Eurove.

sfidanti.al