Irlanda e Veriut, telashe për trajnerin O’Neill; arrestohet në gjendje të dehur

Trajneri i Irlandës së Veriut, Michael O’Neill futet në telashe. Policia skoceze e arrestoi se dyehohej që po drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur. Ngjarja rezulton të ketë ndodhur në mëngjesin e të dielës së kaluar nw Edinburg. Kështu trajnerit 48 vjecar do t’i duhet që në 10 tetor të dalë përpara gjykatës. Ndërkaq Federata e Futbollit e Irlandës së Veriut nëpërmjet një komunikate për shtyp ka konfirmuar se është në dije të kësaj ngjarje, duke shtuar se nuk bën komente të tjera pasu është një cështje që i takon policisë për ta zgjidhur. O’neill që e mori drejtimin e kësaj skuadre në shkurt të 2012 duke e cuar Irlandën e veriut në fazën finale të Euro 2016 ku arriti deri në 1/8 finaleve. përsa u përket kualifikueseve të botërorit 2018, kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga përfundimi, Irlanda e Veriut është në vendin e dytë në Grupin C duke u kualifikuar praktikisht në fazën e playoff-it

sfidanti.al