Reali i Madridit me një “bombë”: Një yll i ri gjerman do të zëvendësojë Benzeman?

Mbas vetëm tri javësh të Primerës, ekipi kampion i Realit ndodhet katër pikë mbas Barceonës dhe një gjë e tillë e ka ndezur “sistemin e alarmit” te klubi “mbretëror”, kështu që, sikurse shkruan gazeta “As”, madridasit po përgatisin një “bombë” të re që të forcojnë sulmin e tyre. Gjatë verës, Reali hoqi dorë nga shërbimet e Alvaro Moratës, duke ia shitur atë Celsit, kështu që në sulm atij i ka mbetur vetëm Karim Benzema, por ky i fundit ndodhet në një formë të dëshpëruar, duke humbur gola që më lehtë është t’i fusësh brenda në portë sesa jashtë saj!

Benzema, sikurse thuhet, e ka mbushur kupën, ndërkohë që nuk është në ndonjë formë më të mirë as Garet Bejli që humbi dy raste fare të pasët shënimi në ndeshjen e fundt kundër Levantes. Madje, siç pretendohet, edhe Ronaldo i ka kërkuar trajnerit Zidane që t’i heqë nga formacioni i parë Benzeman e Bejlin dhe që Marko Asensios dhe Lukas Vaskezit t’u jepet më shumë shans që të luajnë. Kështu që, me të vërtetë, sulmi i Realit, tani për tani, ka probleme.

Kështu që, tani, objektiv, nr.1 i Realit është sulmuesi gjerman i Lajpcigut, Timo Verner, të cilin skautët e klubit madridas kanë disa kohë që po e ndjekin. Verneri shënoi dy gola ndeshjen që Gjermania fitoi 6-0 kundër Norvegjisë, ndërkohë që ai shënoi gol për ekipin e vet në stadiumin e Hamburgut. Sidoqoftë, Vernerit ia kanë syrin, gjithashtu, Liverpuli, Mançester Junajtidi, Celsi, Intreri, Milani, etj., por duket se Florentino Perez do të bëjë “gjithçka” që ta sjellë atë në “Santiago Bernabe”.

Sfidanti.al