Çfare zemre te madhe ka Federata sa here qe afrojne Zgjedhjet. Klubet e Kategorisë Superiore paguajne një kuotë pjesëmarrje prej 1130500 lekësh (të reja), ato të Kategorisë së Parë nga 810000 (të reja) dhe të Kategorisë së Dytë nga 370500 lekë (të reja).Në njoftimin e FSHF-së bëhet e ditur se përveç heqjes së kësaj kuote, janë miratuar edhe listat e gjyqtarëve, vëzhguesve dhe delegatëve për çdo kategori, si dhe është caktuar ndarja e Kategorisë së Dytë në dy grupe, jug dhe veri.
Të gjithe do të falen vetem që “mbreti” te mos heqë kuroren pas 16 viteve, ku më i lumtur është ai vete dhe aspak futbolli. Kjo është loja që meritojmë, gjobitemi tërë vitin dhe na falen mekatet financuare, kur na duhet dora në allçi. Ja zeri i perdhjere i Komitetit: Klubet shqiptare të futbollit nuk do të paguajnë më për pjesëmarrjen e tyre në kampionatet e futbollit, por kuota përkatëse do të përballohet tërësisht nga financat e FSHF-së. Kështu ka vendosur sot Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, i cili në mbledhjen e radhës kaloi si vendim heqjen e kuotës së pjesëmarrjes së klubeve, nga ky sezon e në vazhdim.
Shikoni, shikoni se [fare sakrifice behet me parate e klubeve që duket sikur FSHF i nxjerr nga xhepi vet. Për pjesëmarrjen në gara do të jetë FSHF e cila do të përballojë financat. Komiteti Ekzekutiv i FSHF mori vendim që zgjidh tani e një vijim klubet nga një detyrim i tillë. Kështu, klubet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe të Dytë nuk do të paguajnë më Kuotën e Pjesëmarrjes. Ne vendim nuk thuhej vetem njw gjë: çfarë doni me shumë? Hani, pini dhe kendoni sa te jetë lala Gjoni…
Sfidanti.al