Milani, fundjavën e kaluar, u shpartallua (4-1) nga Lacio në fushën e kësaj të fundit, kështu që “rosonerët” u gjenden, më të drejtë, në qendër të kritikave të forta nga katër anët. Por, më shumë kritika iu adresuan përforcimit më të shtrenjtë të Milanit, Leonardo Bonuçi, që, nga ana e tij, vuri në dukje se kjo humbje do të shërbejë si leksion.
“Kjo ishte, me të vërtetë, një shuplakë e fortë që duhet të na sjellë neve në vete, por ne nuk duhet të biem poshtë, moralisht. Luajtëm mirë deri te penalltia dhe, më pas, gjithçka shkoi keq. Duhet që të gjithë lojtarët të përkushtohen deri në maksimum. Jemi të zhgënjyer, por ne e dimë se ky ekip është i ri dhe, nëse ne duam që të bëhemi një ekip i madh, kjo nuk duhet të përsëritet më”, vuri në dukje Bonuçi.