Përralla me emrin Levandoski, s’merret vesh se kush gënjen!

Emri i Robert Levandosvskit ka disa kohë që po lidhet me një transferim eventual te Reali i Madridit, ndërkohë që për të ardhmen e këtij sulmuesi polak qarkullojnë histroi të ndryshme, kështu që nuk merret vesh se cila nga ato është e vërtetë. Leva, kohët e fundit, ndërroi agjent dhe, tani, për të kujdeset biznesmeni izraelit Pini Zahavi dhe të gjithë e konsideruan këtë veprim si një tregues se lojtari polak do që të ndërrojë mjedis.

Ç’është e vërteta, ylli i Bajernit të Mynihut nuk e ka fshehur afinitetin e tij kundrejt Realit, prandaj edhe ka aq spekulime lidhur me vajtjen e tij në “Santiago Bernabe”. Por, ditët e fundit, kanë dalë dia lajme të tjerë që çojnë të pyetja se kush po gënjen?

Nga Spanja vjen lajmi se Levandovski i ka thënë dikujt në dhomën e zhvëshjes së Bajernit se ai do të largohet gjatë kësaj vere nga Mynihu. Kurse media në Gjermani shkruan se Roberti është distancuar nga bashkëlojtarët e tjerë që tregon se ai është në prag të largimit nga “Alianc Arena”, kurse, sipas disa informacioneve të tjerë, trajneri i ri i Bajernit, Niko Kovaç, do që ta mbajë këtë sulmues efikas. Ndërkohë, vetë Levandovski nuk jep përgjigje të qartë për të ardhmen e tij. “Ju, në pyesni mua, nëse mendoj për transferimin te Reali? Në përgjithësi, jo”, i tha ai një gazetari që e pyeti lidhur atë lidhur me të ardhmen e tij.

Sfidanti.al