Raketa nr.1 e botës, Rafael Nadal, e mundi lehtë 2-0 (6-3,6-2) rusin Karen Kaçanov, duke siguruar kalimin për në çerekfinale të turneut të mjeshtrave që po zhvillohet në Monte Karlo. Ashtu si edhe në ndeshjen e parë, kur ai mundi po lehtësisht Bedenen, Nadali tregoi se ai zotëron një formë mjaft të mirë.
Nga ana tjetër, tenisti serb, Novak Gjokoviç, që luajti fort në setin e parë, duke e fituar atë 7-6, në ndeshjen kundër Dominik Timit, nuk ishte në gjendje që ta ruante ritmin, kështu që tenisti austriak e fitoi atë pa shumë mundim. Timi tregoi se ai me të drejtë konsiderohet si një nga tenistët më të mirë në botë në fushat me dhe, duke i fituar lehtësisht setët e dytë dhe të tretë.
Në fund të ndeshjes, Gjokoviçi ia dha dorën kundërshtarit që fitoi, por “harroi” t’i jepte dorën, sipas protokollit, edhe gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Karlos Bernardes, me të cilin ai pati disa “përplasje” gjatë ndeshjes.
Sfidanti.al