Merkado: Po e preka Mesin, ta harroj Argjentinën, s’mund të kthehem më!

Barcelona dhe Sevilja do të luajnë, të shtuën (21 prill) finalen e madhe të Kupës së Mbretit dhe në këtë ndeshje ne do të mund të shohim një përballje interesante ndërargjentinase mes Lionel Mesit dhe Gabtriel Merkados. Por, sidoqoftë, njëri nga këta të dy duhet  të tregohet mjaft i kujdesshëm dhe ky është Merkado. Po afrohet Kupa e Botës Rusi-2018 dhe të gjitha përfaqësueset kanë frikë se mos ndonjë nga lojtarët kryesorë mund të dëmtohet, duke luajtur në ndonjë nga ligat kryesore të botës. Një veprim i gabuar mund të kushtojë shumë shtrenjtë. Këtë frikë ka edhe Merkado që, të shtunën, ka detyrën që të ndalojë Mesin, por duhet të ketë shumë, shum kujdes, se mund “ta prishë” Botërorin!

“Nëse do të ndërhyj kundër Mesit, ashtu siç duhet, unë duhet ta harroj Argjentinën, sepse nuk do të mund të kthehem më atje. Ju, edhe duke bërë faull, nuk mund ta ndaloni dot atë në fushë. Ai çohet përsëri në këmbë dhe vazhdon lojën. Ai, një gjë ka në mendje, si të bëjë gol në portën kundërshtare. Ai është më i miri në botë, shfaqet kudo në fushë, jep pasime golash dhe shënon”, thotë Merkado në prag të ndeshjes finale së Kupës së Mbretit.

Sfidanti.al