Një simbol i Bajernit dhe i Polonisë duket se po hyn sërish në “ujëra të turbullta”. E ardhmja e Robert Levandovskit është “në ajër” sidomos pas deklaratave edhe nga ana gruas së tij, Ana Levandovska. E përditshmja “Bild” shkruan se “bëhet fjalë për një deklaratë të papritur” dhe se “gruaja e Levandovskit shton sërish zhurmat për një ndryshim në Spanjë”. Levandovski ka qenë pranë Realit të Madridit disa vjet më parë, por atë kohë nuk u bë asgjë, ndërsa së fundmi edhe vetë polaku 32-vjeçar ka deklaruar se gjithçka mund të ndodhë dhe se të ardhmes nuk i dihet. Me gjasë, sërish do të jetë Reali në lojë, ndonëse Madridi ka qenë i lidhur me emra të tillë si Mbape apo Haland, ndërsa e ka një sulmues veteran si Karim Benzema. Sa për Barcelonën, nuk besohet se katalansit kanë aq shumë financa sa që ta provojnë, ndërsa kanë marrë holandezin Memfis Depai.
Sfidanti.al