Hajnkes synon të thyejë rekordin historik të Pep Guardiolës

Në vitin 2014, Bajerni i Mynihut vendosi rekordin për fitoren e titullit. Bavarezët u shpallën kampionë pas javës së 27-të, pra 7 javë përpara përfundimit të Bundesligës, diçka që nuk e kishin bërë as skuadrat e mëdha të Bekenbauer-Myler-Maierit, të Rumeniges apo të Lotar Mateusit. Rekordmenët udhëhiqeshin në atë kohë nga Pep Guardiola.

Këtë sezon, Jup Hajnkes ka mundësi ta thyejë këtë rekord. Bajerni është 18 pikë përpara vendit të dytë, Leverkusenit, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në javën e 21-të. Teorikisht apo matematikisht, ekziston mundësia që “makineria” nga Mynihu të shpallet kampione këtë sezon që në datën 4 mars në fushën e Frajburgut. Do të ishte java e 25-të, pra dy javë përpara Bajernit të Guardiolës.

Sfidanti.al