Armand Duka vijon mbreterimin e tij ne krye te Federates Shqiptare te Futbollit. Ne Asamblene e 7 te pergjithshme Zgjedhore ai fitoi mandatin e tij te peste ne krye te institucionit me te larte te futbollin ne vend pas raundit te dyte te votimeve me 38 vota kundrejt 24 te marra nga rivali i tij Bashkim Fino, nderkohe qe 3 flete votimi u shpallen te pavlefshme.
Ne raundin e pare ne gare se bashku me Duken dhe Finon ishte edhe Shpetim Hala. Ne kete raund Duka fitoi 39 vota kundrejt 22 te Finos e asnje te Hales, nderkohe qe 4 vota ishin te pavlefshme.
Pas zgjedhjes se presidentit ne Asamble u bene votimet per 9 anetaret e Komitetit Ekzekutiv. Ashtu sikurse edhe ne rastin e zgjedhjes se presidentit edhe ne kete rast u deshen 2 raunde per te percaktuar anetaret e Komitetit Ekzekutiv. Ne raundin e pare u zgjodhen Arben Dervishaj, Abdyl Kuriu, Bardhyl Jera, Lutfi Nuriu, Vasil Bici. Ndersa ne raundin e dyte u zgjodhen Enkelejd Alibeaj, Edvin Libohova, Bardhyl Minxhozi dhe Edmond Spahiu.
Sfidanti.al