Babai Patrik krenar, Xhastin Klajvert para një transferimi “ëndërror”

Duke gjykuar nga performanca e deritanishme, futbollistin e ri holandez, Xhastin Klajvert, e pret një karrierë e shkëlqyer. Xhastini 18-vjeçar, i biri i Patrik Klajvertit legjendar, është një lojtar standard në formacionin e parë të Ajaksit të Amsterdamit dhe, gjatë këtij sezoni, në 16 ndeshje të zhvilluara ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dy pasime golash. Po ashtu, ai ka tërhequr vëmendjen edhe me depërtimet dhe driblimet e tij të shkqlyera, ndërkohë që një interesim të madh për të po tregon Zhoze Murinjo. Sipas medias angleze, bisedimet mes përfaqësuesve të futbollistit të ri dhe Junajtidit ndodhen në një fazë të avancuar, kështu që ka shumë mundësi që, sezonin e ardhshëm, Klajvertin xhunior ta shohim me bluzën e “djajve të kuq”.

Kontrata e Xhastin Klajvertit mbaron mbas një viti e gjysmë, kështu që, gjatë sezonit veror të ardhshëm, Ajaksi mund ta lërë atë që ikë për një çmim më të ulët sesa zakonisht, pasi atij deri në fund të kontratës do t’i mbesë vetëm një vit.

Sfidanti.al