Gladbahu ka ultras “për të qenë”, nuk kthehen në stadium me protokoll!

Ku është rrëmuja dhe intimiteti si në ditët e bukura të mëparshme? E ku ka lezet të shkosh në stadium e të rrish në rresht për një, të firmosësh formularë apo të tregosh analizat e testeve? Këto nuk janë punë për tifozët e thekur të futbollit dhe ata të Borusias së Mynshengladbahut nuk kanë ndërmend të bëhen “dele të bindura”. Mediat gjermane njoftojnë se ultrasit kanë hedhur poshtë planin e klubit për të kthyer një sasi tifozësh në stadium (300) për ndeshjen ndaj Unionit të Berlinit në Bundesligë. Protokolli anti-kovid është i rreptë dhe vetëm mbi bazën e kushteve të tilla qeveria gjermane e zonjës Merkel lejoi rifillimin e sezonit. Të shohim sesi do të shkojnë punët te Gladbahu, por gjithsesi 300 tifozë “normalë” klubi do t’i gjejë.

Sfidanti.al