Qendrimin e tij e ka të qartë dhe kështu do të bëjë deri në fund. Ronald Kuman nuk ka ndërmend të përzihet në një çështje që nuk ka lidhje me të, siç është ajo e konfliktit mes Lionel Mesit e presidentit të Barcelonës, Bartomeu. “Unë vazhdoj punën time dhe besoj se kemi arsye për të pasur sukses, – tha trajneri holandez, – ishte një çështje mes Mesit dhe klubit. Kam folur me Mesin që nga ajo kohë dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë si zakonisht”. Kuman ka detyrën e vështirë të ngrejë në këmbë një skuadër që vjet humbi titullin ndaj Realit, dhe sidomos u turpërua në Champions ndaj Bajernit, duke humbur 2-8 në çerekfinale.
Sfidanti.al