F1, FIA ‘fal’ bluzën e Hamilton kundër policisë amerikane

‘Nuk do të braktis luftën kundër padrejtësive dhe diskriminimeve racial-siguroi Lewis Hamilton dhe e gjithë kjo në një kohë kur FIA vendosi që të mos hapë hetime për bluzën që kampioni i botës veshi në podiumin e garës së Mugellos. Në Bluzën e Hamilton shkruhej: ‘Arrestoni policët që vranë Brenna Taylor’. Ishte një zëdhënës i FIA që tha u përkjashtua krejt mundësia e hetimit të Hamilton

Ndërkaq, piloti britanik I Mercedes iu drejtua rrjeteve sociale duke falenderuar të gjithë ata që e mbështesin.

‘Ndaj jut ë gjithëve që vazhdoni të më mbështesni dhe të tregoni dashuri ju jam vërtet mirënjohës-shkruante Hamilton në Instagram-ky është një udhëtim ku duhet të bashkohemi dhe të sfidojmë botën për të gjitha llojet e padrejtësive, jo vetëm ato raciale’.

Breonna Taylor ishte një vajzë me ngjyrë që në muajin mars u vra nga policia me 8 plumba nga një armë zjarri teksa ishte në shtëpinë e saj në Louisville të Kentucky. FIA  u kap në befasi nga ky gjest I Hamilton  që më parë ishte shfaqur në paddockun e Formula 1 me bluzën me mbishkrimin ‘Black Lives Matter’ dhe vlerësoi nëse Hamilton kishte shkelur rregulloren e saj dhe në fund vendosi të mos hapë hetime për 6 herë kampionin e botës në F1.

Sfidanti.al