Nëse kapiteni i Aston Vilës, Grelish, i siguroi vetes një rrogë tepër të madhe, dhe një garanci për të ardhmen, ylli i Arsenalit, Obamejang kishte hall tjetër. Sulmuesi i shkëlqyer afrikan e kishte të sigurt një kontratë të madhe në secilin klub ku të shkonte, por u bind të qendronte në “Emirejts” sepse kuptoi se ekipi kishte nisur të fitonte. “Unë e firmosa atë gjënë”, – shkruajti Obamejangu në Tuiter, duke ndezur kureshtjen e tifozëve dhe të mediave, të cilat konfirmuan se bëhej fjalë për kontratën e re me rrogë 350 000 paundë stërlina në javë. Arsenali fitoi Kupën e Anglisë dhe Superkupën e Anglisë, duke mundur radhazi Sitin, Çelsin e Liverpulin dhe vetëm tani Obamejangu u bind se mund të kishte sukses me trajnerin Arteta.
Sfidanti.al