Protagonisti kryesor i Dortmundit këtë verë nuk ka qenë një nga lojtarët më të njohur, por një djalë fare i ri. Është nga Danimarka dhe quhet Jakob Brun Larsen. Sulmuesi i ri shënoi 4 herë gjatë testeve miqësore, ndërsa trajneri Lysien Favre e pati në formacion në ndeshjen kryesore miqësore, fituar 1-0 ndaj Lacios.
Larseni ishte i dhënë hua tek Shtutgarti sezonin e kaluar dhe u mendua se do të largohej fare nga Dortmundi. Ai mendonte se nuk kishte të ardhme aty, por Favre bisedoi me drejtorin sportiv, Mikael Corkun, dhe me këshilltarin e lojtarit, Klaus Bergen, duke vendosur ta mbanin sulmuesin.
“Zoti Favre më dha disa detaje dhe informacion për mundësitë që unë kam në fushën e lojës, – u shpreh 19-vjeçari, – më pëlqyen fjalët e tij pasi mësova shumë prej trajnerit. Ne kemi shumë cilësi në skuadër dhe kjo më ndihmon që të përmirësohem”.
Sfidanti.al