Bajerni e Dortmundi? Është edhe Lajpcigu për titull në Gjermani!

Më në fund dita e konkurrencës erdhi. Tifozët, me përjashtim të atyre të Bajernit, janë entuziastë që kampionati i tyre mund t’i ngjajë Premier Ligës, ose të paktën të përpiqet. Bajerni i Mynihut vështirë se duket shumë më i fortë se të tjerët, të paktën siç u pa në ndeshjen në Lajpcig. Jo vetëm barazim 1-1, por edhe vështirësi e madhe për t’u organizuar në pjesën e dytë, kur vendasit e mblodhën veten dhe taktikat e trajnerit Nagelsman krijuan probleme të mëdha për kampionët. Kështu gjykon analisti i “Sport Bildit”, Rene Valter, që gjithsesi pohon se “në pjesën e parë, Bajerni luajti shumë mirë dhe Tomas Myleri bëri që të harrohej Kutinjo”.

Trajneri bavarez, Niko Kovaç, u ankua që ekipi i tij nuk mori frytet e duhura pas një “pjese të marë sensacionale”. “Ne luajtëm më mirë dhe patëm më shumë raste për gol, por shënuam shumë pak”, – deklaroi ai, ndërsa Nagelsman mori zemër edhe për ndeshjen e Championsit mesjavën e ardhshme ndaj Benfikës”.

Lajpcigu, sipas Valterit, është kandidat për titull dhe jo më kot mban vendin e parë në renditje. Dortmundi, po ashtu, reagoi mirë pas humbjes së turpshme 1-3 me Unionin e Berlinit. Suksesi 4-0 ndaj Leverkusenit tregoi autoritetin dhe cilësinë e Borusias, ku Pako Alkaser, Marko Rojs, Rafael Gerrero dhe sërish Marko Rojs gjetën rrugën e rrjetës. Nuk është e lehtë të mundet Leverkuseni 4-0.

Sfidanti.al