Bajern, vetëm 4 lojtarë kanë përvojë sesi kapet Dortmundi

Rifillon sot “gjuetia” për titullin në Bundesligë. Bajerni ndeshet me Hofenhajmin, jashtë fushe në orën 20:30, ndërsa mendja është tek kryesuesja Dortmund që ndodhet 6 pikë përpara. Edhe në të kaluarën, ka pasur mjaft raste kur nënkampiona e dimrit është bërë kampione e verës, veçse tek Bajerni kanë një shqetësim. Vetëm 4 lojtarë kanë përvojë në situata të tilla. Në sezonin 2009-2010, bavarezët ishin në vend të tretë, dy pikë prapa Leverkuzenit, dhe në skuadër ishin Tomas Myler e David Alaba. Bajerni arriti të shpallej kampion në fazën e dytë.

Në 2011-2012, Borusia e Dortmundit e Jurgen Klopit ishte në vend të dytë, 3 pikë prapa Bajernit, por fundi i sezonit e gjeti me 8 pikë epërsi ndaj bavarezëve. Në atë ekip ishin Robert Levandovski dhe Mats Humels. Sot, këta të dy janë tek Bajerni.

Pra, bavarezët e Niko Kovaçit nuk kanë ndonjë përvojë shumë të madhe, por gjithsesi diçka kanë, ndërsa Dortmundi vërtet kryeson me 6 pikë epërsi, por verdhezinjtë e trajnerit Favre mund të thuhet se nuk kanë fare eksperiencë se çfarë është një garë për titull.

Sfidanti.al