“Inventari” i fundit është ai i vitit 2017, dhe futbolli europian ka një kampionat mbi gjithë të tjerët, dhe dy skuadra kryesuese. Bëhet fjalë për Premier Ligën, Mançester Sitin dhe Mançester Junajtidin. Premier Liga pati 5.3 miliardë euro të ardhura Liga në 2017, gati dy herë më shumë sesa dy kampionatet pas saj, ai spanjoll dhe ai gjerman.
Plot 2.84 miliardë euro të ardhura pati La Liga, 2.73 miliardë euro të ardhura Bundesliga, 2.16 miliardë euro të ardhura Seria A dhe 1.59 miliardë euro të ardhura Liga e Parë e Francës.
Mançester Junajtid ishte klubi me të ardhurat më të mëdha në 2017, me gati 675 milionë euro, duke kaluar për fare pak Realin e Madridit (674).
Rrogat në Premier ishin gati 3 miliardë euro në 2017, duke qenë numri 1 në Europë, madje me diferencë, ndërsa pas kampionatit anglez vjen ai spanjoll dhe ai gjerman.
Mançester Siti ka skuadrën më të shtrenjtë në Europë (gjithnjë në 2017), me gati 800 milionë euro vlerë (saktësisht 798.8), duke lënë sërish në vend të dytë Realin e Madridit, me 789 milionë euro vlerë të kartonëve të lojtarëve.
Sfidanti.al