Bajern, sa e vështirë të rinovosh kontratën me Goreckën!

Fakt është se futbollisti dëshiron të qendrojë në Mynih, edhe pse Reali e Barcelona kanë nisur të interesohen fort për të. Leon Gorecka është kthyer papritur në yllin e ri të kombëtares së Gjermanisë, por kjo do të thotë më shumë kokëçarje financiare për Bajernin e Mynihut. Mesfushori, që shënoi golin vendimtar për kualifikimin në fazën e dytë në Europian, atë të barazimit 2-2 me Hungarinë, ka kërkesat e tij, dhe ato kanë të bëjnë pikërisht me rrogën.

“Dua që të qendroj tek Bajerni, por edhe oferta e klubit duhet të jetë ajo e duhura”, – thotë futbollisti 26-vjeçar. Kontrata e Goreckës përfundon vitin e ardhshëm pra palët nuk kanë shumë kohë për t’u marrë vesh. Sipas mediave gjermane, futbollisti përfiton 10 milionë euro në sezon, besohet bruto pra duke mos hequr taksat, ndërsa thuhet se oferta e ardhshme mund të jetë 15 milionë euro në vit. Besohet se Gorecka do të donte edhe më shumë, dhe Bajerni e ka problem. Trajneri Julian Nagelsman ka biseduar me lojtarin, ndërsa një çështje tjetër është ajo e Niklas Zyles. Edhe qendërmbrojtësit i mbaron kontrata në 2022, por pritet që dy palët të rinovojnë me një vit që të kenë më shumë kohë për të biseduar.

Sfidanti.al