Përse e hoqi UEFA rregullin e golit jashtë fushe? Sepse vendasit nuk sulmonin!

Një vendim që ishte propozuar dhe që tani është votuar e ka hyrë në efekt të plotë. UEFA hoqi rregullin e golit jashtë fushe, rrjetë që përcaktonte kualifikimin nëse një skuadër kishte shënuar më shumë në shtëpinë e tjetrës. Mediat europiane njoftojnë se ky vendim nuk ka fituar miratimin unanim të lojtarëve dhe trajnerëve, po ashtu edhe të tifozëve, ndërsa tashmë në kupat e Europës do të jemi në situatën që, në rast barazimi golash, do të luhen kohët shtesë dhe pastaj penalltitë, nëse do të jetë e nevojshme. Përse UEFA vendosi ta hiqte këtë rregull tepër të rëndësishëm, që i ka dhënë formë kupave kontinentale që nga viti 1955 kur ato nisën të luhen? Arsyeja kryesore është sepse skuadrat vendase nuk sulmonin me forcën e duhur nga frika e pësimit të golit që mund t’i dëmtonte dyfish.

Sfidanti.al