Kur Benzema gabon në parashikim: Zidani qendron tek Reali!

‘Ishte trajneri i Realit deri tani, apo jo? Nuk e shoh të largohet. Nëse  do të largohet, do të largohet. Por tani për tani nuk e shoh Realin pa Zidane’. Kjo është ajo që deklaroi Karim Benzema në një intervistë të gjatë për të përditshmen ‘L’Equipe’ ku foli edhe për raportet e tij me trajnerin francez. Një gabim në parashikim i numrit 9 pasi tashmë Zizu e ka marrë vendimin për të ikur.

‘Zidane gjithnjë ka qenë I ndershëm me mua. Afër dhe I sinqertë-tha Benzema-për këtë arsye e respektoj kaq shumë, është gjithnjë I drejtpërdrejtë për mua. Kjo më jep shumë besim në fushën e lojës. Është trajneri im, por edhe vëllai im I madh. Më ka mbështetur dhe më ka ndihmuar të përmirësohem, cdo vit’.

Më pas Benzema foli edhe për rikthimin e tij në përfaqësuesen franceze për Evropianin e këtij viti.

‘Isha në shtëpi në Madrid-tregon Benzema-që në mëngjes mora shumë mesazhe. Ishte ngjarja e ditës. Dhe po prisja si të gjithë para televizorit dhe me prindërit në telefon, nënën time, babain tim. Deschamps? Nuk ma ka thënë. Kemi folur për shumë gjëra, ishte një bisedë e gjatë mes dy burrave që do të mbetet mes nesh. Folëm për shumë gjëra, jo vetëm për futbollin, por për gjithcka; jetën, familjen, por në asnjë moment nuk më tha: ‘Do të jesh në Evropian’’.

sfidanti.al