Gary Neville i thotë ‘jo’ Ronaldos: Rikthim te Man.Utd? Më mirë të kemi kujtime të bukura

Media sportive është në pritje për të mësuar se si do të jetë e ardhmja e Cristiano Ronaldos. Ylli I Juventusit duket se do të largohet nga Zonja e Vjetër përpara mbylljes së kontratës . Ndonëse bardhezinjtë u kualifikuan në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, fati i luzitanit është në dyshim dhe mesazhi I tij në rrjetet sociale lë të kuptosh se aventurës së tij në Torino i ka ardhur fundi.

Tani pikëpyetja e madhe është: Ku do të shkojë 5 herë fituesi i Topit të Artë? PSG, Manchester United dhe Sporting Lisbonë duken skuadrat më të kuotuara, por meqë ra fjala te Djajtë e Kuq, është dikush që del kundër kthimit të Ronaldos në Old Trafford dhe bëher fjalë për Gary Neville që e pohoi këtë gjatë një séance me pyetje-përgjigje me fansat në Twitter.

‘A do të kthejë Manchester United Ronaldon?-ishte pyetja e një prej të apasionuarve dhe përgjigjja e legjendës së Djajve të Kuq ishte e qartë: ‘E adhuroj, por më mirë është të kemi kujtime të bukura dhe t’i lëmë aty ku janë…’.

Sfidanti.al