Legjenda e futbollit anglez dhe botëror, Dejvid Bekam, ka marrë lejen përkatëse që të krijojë një ekip të ri që do të marrë pjesë në kampionatin amerikan MLS. Bekami do të jetë pronar i një ekipi të Majamit, më 2020, kështu që ky ekip do të bëhet i 25-ti në ligën amerikane MLS.
Beksi ka plane të mëdha lidhur me ekipin e ri, në të cilin ai planifikon të sjellë emra të mëdhenj, ndërkohë që si trajner të këtij ekipi ai ka marrë në konsideratë emrin e trajnerit italian, Karlo Ançeloti, me të cilin ai ka bashkëpunuar, një kohe të shkurtër, në PSZH, më 2013.
Nëse Bekami nuk do të arrijë t’ia mbushë mendjen Ançelotit, ai ka si rezerva Zinedin Zidane ose Brjus Arena. Po ashtu, ai ka si synim që t’u ofrojë oferta Kristiano Ronaldos dhe Uein Runit, i cili, në fakt, pritet që të jetë përforcimi i parë i ekipit të ri më 2020.
Duhet të vihet në dukje se Runi ka deklaruar, më parë, se do të donte që ta mbyllte karrierën e tij në SHBA, ndërkohë që Ronaldo edhe e ka lënë të hapur një mundësi të tillë, por, sidoqoftë, sjellja e tij në SHBA do të jetë një detyrë shumë e vështirë, qoftë edhe për Bekamin.
Sfidanti.al