Pas eliminimit të Barcelonës në Ligën e Kampioneve nga Liverpuli, në Spanjë filluan debatet në lidhje me të ardhmen e trajnerit Ernesto Valverde. Ai që mendoi t’u japë fund të gjitha këtyre debateve është presidenti i Barcelonës, Josep maria Bartomeu gjatë prezantimit të librit ‘Kubala’ teksa konfirmoi mbështetjen ndaj teknikut aktual të kampionëve të Spanjës.
‘Është trajneri që duam-tha Bartomeu-Valverde ka mbështetjen e presidentit dhe të të gjithë anëtarëve te bordit drejtues e kam thënë edhe ditë të kaluara. Ai e ka një kontratë me klubin dhe ne jemi të kënaqur me të’
Bartomeu foli edhe për sezonin e Barcelonës të cilin e përkufizoi të mrekullueshëm.
‘Ishte fantastik-vijoi Bartomeu-objektivi kryesor për ne është La Liga, më pas vijnë Kupa dhe Liga e Kampioneve. të gjithë duam më shumë. Tani kemi finalen e Kupës dhe vijmë pas një humbje të dhimbshme. tani duhet që lojtarët të marrin veten nga goditja e fortë e pësuar në Ligën e Kampioneve. Duhet të rifitojmë dëshirën për të konkurrar dhe shpirtin tonë’.
E vetmja temë që nuk u trajtua nga Bartomeu ishte ajo e blerjes së mundshme të Antuan Grizman pas deklarimit të këtij të fundit për largimin nga Atletiko Madrid dhe për të cilin duket se ka hyrë në garë edhe Paris Sën Zhermeni.
sfidanti.al