Shakira dhe Pike; sa të ëmbël në mes të rrugës!

Lidhja e dashurisë mes Xherard Pike dhe Shakirës është gjithnjë në qendër të vëmendjes me dy personalitetet e sportit dhe muzikës që janë kthyer në ciftin më mediatik. E megjithatë kjo nuk e pengon qendërmbrojtësin e Barcelonës dhe këngëtaren kolumbiane që të bëjnë një jetë normale, larg zërave gossip që i rrethojnë.

Këtë e tregojnë edhe fotot ekskluzive të revistës ‘Hola!’ të publikuara edhe në profilin e saj në Instagram ku Pike dhe Shakira shfaqen të relaksuar teksa shëtisin të kapur për dore në rrugët e qytetit rë Barcelonës, ndërkohë që nuk kanë munguar as fotot teksa cifti jep puthje dashurie.

Dhe e gjithë kjo fashit njëherë e mirë të gjitha zërat që shfaqen herë pas here dhe që flasin për një krizë në lidhjen mes futbollistit dhe artistes së njohur kolumbiane. Ndërkaq, Shakira nga ana e saj po punon që të lërë pas të gjitha problemet e krijuara me organet fiskale që e kanë prekur kohët e fundit.

sfidanti.al