Dështoi edhe te Celsi, Higuain pranë kthimit te Juventusit

Gonzalo Higuain duket se është i destinuar të kthehet te Juventusi. Celsi, që është i dënuar me bllokim të merkatos, nuk është i bindur nga paraqitjet e ‘Pipitës’ dhe nuk ka ndërmend të blejë sulmuesin argjentinas që në 21 ndeshje shënoi vetëm 5 gola.

Situata bëhet akoma më e errët për Higuain nëse Blutë e Londrës vendosin të largojnë Sarrin për ta zëvendësuar me Lampard. Në këtë rast do të jetë i sigurt kthimi i tij në radhët e Juventusit që do të përbëjë një problem më vete për Higuain.

Në fakt Zonja e Vjetër nuk e ka përfshirë aspak në planet e saj për sezonin e ardhshëm dhe tashmë e sheh veten të detyruar të gjejë një tjetër skuadër për argjentinasin. Një mision ky që është shumë i vështirë për t’u përmbushur nga Juventusi duke parë sezonin jo pozitiv të Higuanin në Milano dhe Londër.

sfidanti.al