Ajaksi nuk do lejojë ‘eksodin’; kërkon rinovimin me Ten Hag dhe Van de Bek

Ajaksi zhvilloi një sezon fantastik në Ligën e Kampioneve dhe elementët më të mirë të tij janë vënë në shënjestrën e klubeve më të rëndësishme të Evropës. Tashmë holandezët e kanë humbur De Jong që do të bashkohet me Barcelonën, ndërkohë që edhe De Ligt është drejt asaj rruge. Por së fundmi janë shtuar zërat edhe për Van de Bek dhe trajnerin Ten Hag.

Duke parë panoramën që po krijohet, Drejtori i Teknik i Ajaksit, Mark Overmars vendosi të marrë masat paraprake për të ndalur këtë eksod dhe të deklarojë se kampionët e saposhpallur të Holandës po mendojnë të rinovojnë kontratën e mesfushorit dhe teknikut të ‘Harkëtarëve’.

Në një intervistë për të përditshmen ‘De Telegraf’ Overmars zbuloi disa detaje për planet e klubit holandez.
‘Van De Bek është rritur shumë si futbollist dhe për këtë duhet të shpërblehet. Nuk duam ta humbasim-tha Overmars për mesfushorin që shënoi 4 gola vendimtarë për Ajaksin që arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

E njëjta histori edhe për trajnerin Ten Hag, pasi edhe ky është vënë në shënjestrën e klubeve me peshë në kontinentin evropian. ‘Po flasim me të për të përmirësuar kontratën e tij-tha Overmarsnë lidhje me të ardhmen e teknikut të Ajaksit

Ai që ka më shumë mundësi që të lërë Ajaksin është marokeni Hakim Zijek dhe sipas Overmars, transferimi i tij do të bëhet vetëm nëse vjen një ofertë bindëse për të, gjë që ai pret të ndodhë realisht duke qenë se Zijek ka tërhequr tashmë vëmendjen me paraqitjet e tij.

sfidanti.al